Sara Gjordeni zbulon vështirësitë e shtatzënisë së dytë: “Lodhem pas 14 hapash”

Sara Gjordeni via Instagram
Sara Gjordeni via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së dytë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka treguar se lodhja dhe shqetësimet fizike po ia bëjnë më të vështirë përditshmërinë.

Në një postim në Instastory, Sara ka rrëfyer me humor se edhe lëvizjet më të thjeshta po i marrin shumë energji.

“Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”, ka shkruar ajo.

Sara Gjordeni via Instagram Story

Por lodhja nuk është shqetësimi i vetëm me të cilin po përballet këtë herë. Sara ka zbuluar se problemet me djegien e stomakut i kanë nisur që në muajin e dytë të shtatzënisë, duke i shtuar edhe më shumë parehatinë gjatë kësaj periudhe.

Sara Gjordeni via Instagram Story

Edhe pritja deri në ardhjen e bebit duket se po i duket e gjatë. Në një tjetër postim, ajo ka bërë shaka me kohëzgjatjen e shtatzënisë, duke shkruar: “Më duket sikur kanë ngelur edhe 129 muaj”.

Sara Gjordeni via Instagram Story

Përmes këtyre rrëfimeve, Sara Gjordeni po ndan me ndjekësit një anë më pak të dukshme të shtatzënisë, larg imazhit idealizues që shpesh e shoqëron këtë periudhë.

Me batuta dhe sinqeritet, ajo tregon se pritja e një fëmije mund të shoqërohet edhe me lodhje dhe shqetësime të përditshme, të cilat çdo grua i përjeton në mënyrën e saj.