Sara Gjordeni flet hapur për raportin me Mateon: “Na lidh vetëm puna dhe respekti”

Sara Gjordeni flet hapur për raportin me Mateon: “Na lidh vetëm puna dhe respekti”

Sara Gjordeni ka vendosur t’u japë fund aludimeve rreth raportit të saj me Mateo Borrin, pas pyetjeve të shumta që ka marrë nga ndjekësit në Instagram.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje, një ndjekës e pyeti:

“Si i ke raportet me Mateon? Dhe bravo ty për moderimin.”

Moderatorja falënderoi për vlerësimin dhe sqaroi se marrëdhënia mes tyre është plotësisht profesionale, duke theksuar se nuk ka asgjë më shumë përtej bashkëpunimit në ekran.

“Faleminderit. Marrëdhënie tërësisht profesionale. Na lidh vetëm skena e ‘She’s on Top’ dhe respekti i përbashkët.”, u shpreh Sara Gjordeni.

Aktualisht, Sara Gjordeni moderon sezonin e shtatë të “She’s on Top”, ndërsa Mateo Borri është pjesë e formatit. Prania e tyre së bashku në ekran ka ngjallur kureshtje te publiku, por moderatorja e bëri të qartë se mes tyre ekziston vetëm një bashkëpunim profesional dhe respekt i ndërsjellë.