Një moment i fundit në “Ferma VIP” ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të spektaklit, pas një deklarate të bërë nga Sara Karaj.
Gjatë qëndrimit të saj në fermë, Sara përmendi disa zhvillime jashtë programit, përfshirë edhe protestat në Tiranë lidhur me projektin në Zvërnec, duke rikthyer aludimet që qarkullojnë prej kohësh.
Disa ndjekës kanë ngritur dyshime nëse fermerja mund të ketë marrë informacione nga jashtë, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një gjë të tillë.
Referenca e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen edhe të opinionistes Einxhel Shkira, e cila u duk e befasuar nga informacioni i përmendur. Më pas, ajo la të kuptohej se Sara mund t’i ishte referuar një proteste që kishte ndodhur para hyrjes së saj në fermë.
Videoja e momentit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku komentuesit kanë nisur analiza dhe interpretime të ndryshme mbi atë që ndodhi.
Megjithatë, deri në këto momente, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka dhënë asnjë reagim apo sqarim zyrtar lidhur me situatën.




