“Sa të jem unë këtu, ajo nuk fiton!”/ Adioni shpërthen ndaj Mozës, kriset miqësia në “Ferma VIP”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Raportet brenda “Ferma VIP” po ndryshojnë me ritme të shpejta dhe një nga miqësitë që dukej më e qëndrueshme, ajo mes Adionit dhe Mimoza Ahmeti, duket se është thyer përfundimisht.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Adioni shfaqet duke diskutuar me banorët e tjerë gjatë natës, ku nuk i kursen aspak kritikat ndaj lojës së Mozës. Ai shprehet se vëmendja që ajo po merr nuk do ta çojë drejt fitores, por thjesht do ta bëjë më të njohur në rrjetet sociale.

Deklarata që ka bërë më shumë bujë është ajo ku ai shprehet me bindje: “Sa të jem unë këtu, ajo nuk fiton!”, duke e kthyer këtë përplasje në një rivalitet të hapur.

Gjatë bisedës, Adioni lë të kuptohet se e konsideron strategjinë e saj të qëllimshme dhe të bazuar në përdorimin e situatave dhe banorëve të tjerë, por thekson se me të kjo nuk do të funksionojë.

Instagram Reel
DXNPTanF-sP