“Sa keq që…” / Landi dhe Miri ‘thumbojnë’ Selinën pas Big Brother VIP Albania?

“Sa keq që…” / Landi dhe Miri ‘thumbojnë’ Selinën pas Big Brother VIP Albania?

Menjëherë pas finales së Big Brother VIP Albania, Miri ka zgjedhur të kalojë kohë larg atmosferës së ngarkuar të studios, në shoqërinë e mikut të tij dhe bashkëpunëtorit në West Side Family, Landi.

Por një video e shpërndarë prej këtij të fundit ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke ndezur interpretime dhe komente të shumta. Në pamje, dyshja shfaqet në makinë në një moment të relaksuar, ndërsa këndojnë disa vargje që fansat i kanë marrë si një “thumb” i fshehtë ndaj fitueses Selin.

“Jo se kisha ditë se me ty do e gdhije…” – nis Landi, ndërsa Miri e vazhdon me humor: “Ça fati kom që të kam komshie…”, duke krijuar një moment që është analizuar në detaj nga ndjekësit.

Ky reagim vjen në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me diskutime për rezultatin e finales, dhe çdo veprim i ish-finalistëve po shihet me lupë.

Instagram Reel
DXTJ7uJgo3i

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo ishte një ironi e qëllimshme apo thjesht një moment spontan mes miqsh, por një gjë është e sigurt: videoja ka shtuar edhe më shumë zhurmën rreth përfundimit të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.