Një debat i ashpër në rrjetet sociale ka shpërthyer së fundmi mes gazetarit Elton Tozaj dhe një profili në Instagram me emrin “arbanaosmanimedia”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Gazetari ka publikuar në rrjetet e tij sociale disa screenshot-e nga një shkëmbim komentesh me tone të forta, ndërsa ka ngritur dyshime se pas profilit në fjalë mund të qëndrojë vetë moderatorja Arbana Osmani.
Gjithçka nisi pas një komenti nga llogaria në fjalë, ku i shkruhej:
“I marsh të keqen.”
Ndërsa Elton Tozaj iu përgjigj me ironi:
“Po zemër, më pëlqen që flet për veten në vetën e tretë.”

Situata u tensionua edhe më shumë kur nga i njëjti profil erdhi një mesazh që gazetari e interpretoi si kërcënim:
“Ruju se po të rrahin…”
Tozaj reagoi shkurt duke iu kundërpërgjigjur:
“Të fala veshkës.”
Më pas, gazetari publikoi të gjithë bisedën në profilin e tij, duke ngritur publikisht dyshimin se pas adresës false mund të fshihej vetë Arbana Osmani.
Për të mbështetur pretendimet e tij, ai ndau edhe mesazhe nga persona të tjerë, të cilët pretendonin se kishin pasur komunikime të ngjashme me të njëjtin profil.

Deri tani, Arbana Osmani nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto pretendime apo me autenticitetin e llogarisë në fjalë.




