Romanca me Klevisën ndez rrjetin? Fotot e vjetra bëhen virale në internet... (Foto)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Teksa afrimiteti i tij me Klevisën në Ferma VIP vazhdon të komentohen gjerësisht, në rrjet kanë shpërthyer edhe disa foto të vjetraIndritit, të cilat po bëjnë xhiron e mediave sociale.

Bëhet fjalë për imazhe nga jeta e tij private, shumë kohë përpara eksperiencës në reality show, ku ai shihet pranë ish-bashkëshortes në momente intime familjare, pushime dhe darka romantike.

Në disa prej fotografive, ish-çifti shfaqet i buzëqeshur dhe mjaft i afërt, ndërsa një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve është edhe barku i rrumbullakosur i ish-partneres, duke rikthyer në fokus të kaluarën familjare të konkurrentit.

Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një moment mjaft delikat për Indritin, i cili po përballet me komente të shumta për raportin e tij me Klevisën, sidomos pas reagimeve të familjarëve të saj dhe diskutimeve për diferencën në moshë.

Ndërkohë, rrjeti është ndarë në dy kampe: një pjesë e publikut po e mbështet konkurrentin, ndërsa të tjerë po analizojnë çdo detaj të jetës së tij private pas hyrjes në fermë.