Rogerti kërcënon me jetë Elton Tozaj, shkak bëhet Françeska Muarti dhe...

Rogerti kërcënon me jetë Elton Tozaj, shkak bëhet Françeska Muarti dhe...

Rogert Sterkaj, ish-banor i “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Elton Tozaj, pas publikimeve të tij të fundit lidhur me Rizarta Hoxhën dhe Françeska Muratin.

Rogerti ka shpërndarë në Instagram një postim që lidhej me gazetarin, duke e shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fortë.

Në postimin e tij shkruhet:

“ELTON M.O.F.O. TOZAJ, YOU’VE GONE TOO FAR!!!”

Më tej, Rogerti ka ngritur edhe një pyetje që ka tërhequr vëmendje:

“A kanë këto vajza ndonjë mashkull në fis që mund t’i bëjë një ofertë që nuk mund ta refuzojë ky mashkull?”

Deklarata e tij është interpretuar si një kërcënim ndaj gazetarit, ndërsa reagimi vjen pas përplasjeve të fundit të Tozajt me personazhe të njohura të showbiz-it.

Së fundmi, gazetari publikoi një video ku Rizarta Hoxha shfaqej duke shkëmbyer një puthje me një mashkull. Pas publikimit, ajo reagoi duke e cilësuar si cenim të jetës private dhe bëri të ditur se çështjen do ta ndiqte edhe në rrugë ligjore.

Ndërkohë, edhe Françeska Murati është përfshirë ditët e fundit në publikimet dhe aludimet e Tozajt lidhur me jetën e saj private.

Pikërisht këto zhvillime duket se kanë nxitur reagimin e fortë të Rogertit, i cili ka zgjedhur të dalë publikisht në mbështetje të dy vajzave.

Megjithatë, formulimi i përdorur prej tij ka shkaktuar reagime, pasi mesazhi mund të interpretohet si kërcënues, veçanërisht pjesa ku përmenden “oferta që nuk mund të refuzohet”.

Saga mes Rogert Sterkajt dhe Elton Tozajt duket se sapo është bërë edhe më e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gazetari do t’i përgjigjet publikisht deklaratës së ish-banorit të BBVIP.