Rivalitet me BBVK! Alaudin Hamiti: "Kemi pasur më shumë shikueshmëri"

Rivalitet me BBVK! Alaudin Hamiti: "Kemi pasur më shumë shikueshmëri"

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka folur hapur për suksesin e formatit dhe krahasimet e vazhdueshme me versionin shqiptar gjatë një interviste në podcastin Zero Fucks Given.

I pyetur nëse ekziston rivalitet mes BBVK dhe Big Brother VIP Albania, ai pranoi se një lloj konkurrimi ka qenë gjithmonë prezent. Sipas tij, pikërisht këto krahasime i kanë shtyrë ekipet e produksionit të punojnë më shumë dhe të përmirësojnë vazhdimisht formatin nga sezoni në sezon.

Hamiti kujtoi edhe fillimet e edicionit të parë të BBVK, kur publiku shpesh bënte krahasime me versionin shqiptar për elementë si skenografia, ndriçimi dhe organizimi i spektaklit.

Moderatori zbuloi gjithashtu se buxheti i formatit në Kosovë ka qenë dukshëm më i ulët krahasuar me atë në Shqipëri. Megjithatë, sipas tij, ekipi ka arritur të zhvillojë programin dhe ta çojë në një nivel gjithnjë e më të lartë.

Gjatë intervistës ai bëri edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se këtë vit shikueshmëria e BBVK ka qenë më e madhe se ajo e BBVA. Sipas tij, programi ka arritur rreth 6 miliardë shikime në total në platforma të ndryshme.

Për të ilustruar këtë sukses, Hamiti bëri edhe një krahasim me formatin italian Grande Fratello, duke theksuar se pavarësisht se Italia ka një popullsi shumë më të madhe, BBVK ka arritur të gjenerojë një interes dhe numër klikimesh shumë të lartë.