Romeo dhe Donaldi rikthehen sërish para publikut, por këtë herë duke lënë pas televizionin tradicional dhe duke u afruar më shumë me fansat përmes platformave digjitale.
Dy vëllezërit e njohur tashmë bëhen pjesë e X-Media në YouTube dhe X-Radio (107.7 FM), ku sjellin një format krejt të ri që premton humor spontan dhe biseda pa filtra.
Programi i tyre më i fundit, i titulluar “Prit ta mbaroj!”, vjen si një kombinim interesant mes batutave pikante dhe realitetit të përditshëm, duke sjellë një energji të freskët dhe ndryshe për publikun.
Ky projekt shënon një rikthim të shumëpritur të dyshes në një format të përbashkët, pas sukseseve të tyre në ekran. Për më tepër, episodi i parë do të ketë një të ftuar special: Alban Skënderaj, i cili vjen me projektin e tij më të ri muzikor, “Rrënjët”.
Emisioni do të transmetohet çdo të shtunë në orën 20:00, në X-Media në YouTube dhe në X-Radio, duke premtuar momente plot argëtim, sinqeritet dhe surpriza çdo javë.




