Rike Roçi ka reaguar me ironi ndaj një komenti të bërë në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj dhe pretendimet për ndërhyrje estetike.
Një ndjekëse i la një koment thumbues, duke bërë batuta rreth pamjes së Rikes dhe duke i sugjeruar të kërkonte “rregullime” në një takim të ardhshëm me kompaninë e silikonit.
Rike vendosi t’i përgjigjej publikisht përmes InstaStory, duke e marrë situatën me humor:
“E dashur, po të lexoj. Madje kam marrë pak kohë të qesh me koment idiotë.”
Më pas, ajo mohoi pretendimin e komentueses duke shkruar:
“Nuk më ka bërë ‘Skerdi’, por ZOT!” ❤️
Rike vijoi me një tjetër përgjigje ironike:
“Tani rikthehu te jeta jote dhe fli e qetë.”
Në fund, ajo e ftoi me shaka ndjekësen për një kafe, duke i thënë:
“Nëse nuk beson, hajde të të nxjerr për kafe. Pastaj do të më kërkosh falje.”

Me këtë reagim, Rike zgjodhi t’u përgjigjet kritikave për pamjen e saj përmes humorit dhe ironisë, ndërsa njëkohësisht mohoi pretendimin e bërë nga komentuesja.




