Publikohet fotoja që po trazon rrjetin – ky dyshohet të jetë partneri 35-vjeçar i Mozës...

Publikohet fotoja që po trazon rrjetin – ky dyshohet të jetë partneri 35-vjeçar i Mozës...

Një fotografi e re e Mimoza Ahmeti po bën xhiron e rrjetit dhe ka ndezur menjëherë aludimet për jetën e saj private.

Në imazhin që po qarkullon online, poetja shihet në shoqërinë e një djali të ri, ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë të spekulojnë se bëhet fjalë për Leon – emrin që Mimoza Ahmeti e ka përmendur disa herë gjatë qëndrimit në Ferma VIP.

Screenshot

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij apo për natyrën e raportit mes tyre, rrjeti është mbushur me komente dhe teori.

Disa ndjekës janë të bindur se fotoja zbulon partnerin e shumëpërfolur të poetes, ndërsa të tjerë mendojnë se personi në krah të saj mund të jetë thjesht mik apo bashkëpunëtor.

Kureshtja është shtuar edhe më shumë pasi emri “Leo” është përmendur vazhdimisht nga vetë Mimoza Ahmeti gjatë bisedave dhe debateve në fermë, pa dhënë asnjëherë detaje konkrete.

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh, ndërsa publiku pret që pas përfundimit të Ferma VIP të mësohen më shumë detaje rreth këtij raporti misterioz.