Një nismë prekëse ka marrë vëmendjen e publikut në rrjet, ku është hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të ndihmuar Stenaldo Mëhilli, ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”.
Pas daljes nga spektakli, Stenaldo ndau historinë e tij në një emision live, duke folur hapur për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet dhe duke kërkuar mbështetje për një qëllim shumë personal: sigurimin e një shtëpie.
Ai tregoi se jeton në Tiranë vetëm me nënën e tij dhe dëshira më e madhe është t’i ofrojë asaj kushte më të mira jetese, qoftë duke blerë apo ndërtuar një banesë.
Rrëfimi i tij ka prekur shumë njerëz, duke sjellë reagime të menjëhershme dhe mbështetje nga publiku. Si rezultat, është iniciuar kjo fushatë bamirësie, ku qytetarë dhe dashamirës mund të kontribuojnë për realizimin e këtij qëllimi.
Stenaldo ka bërë histori si banori i parë i verbër në “Big Brother VIP Albania”, duke u vlerësuar për guximin dhe forcën e tij gjatë gjithë eksperiencës në shtëpi.
Tashmë mbetet për t’u parë se sa mbështetje do të arrijë të grumbullojë kjo nismë në ditët në vijim.




