Bia Khalifa ka treguar se marrëdhënia e saj shoqërore me Lim Hotin vazhdon të jetë e mirë, pavarësisht aludimeve që kanë qarkulluar ndër vite për raportin mes tyre.
Përmes një InstaStory, Bia ndau një video ku shfaqet pranë Limit dhe partneres së tij të re, ndërsa çifti shkëmben puthje në praninë e saj.
Besnike stilit të saj plot humor, ajo e shoqëroi videon me batutën:
“Prapë dola unë e treta e tepërt.” 😂

Bia Khalifa via Instagram Story
Postimi u komentua menjëherë nga ndjekësit, pasi emrat e Bias dhe Lim Hotit janë përfolur shpesh në mediat rozë. Vetë Lim kishte treguar më herët se ata njiheshin prej vitesh dhe kishte folur publikisht për afrimitetin që kishin pasur në të kaluarën.
Megjithatë, publikimi i fundit lë të kuptohet se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje dhe se kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore.
Fakti që Bia Khalifa ishte në shoqërinë e Limit dhe partneres së tij, madje duke ndarë edhe momentin e tyre romantik në rrjetet sociale, është parë nga ndjekësit si një shenjë se raportet mes tyre janë të qeta.
Me batutën e saj, Bia duket se ka zgjedhur t'u përgjigjet me humor edhe spekulimeve që prej kohësh e kanë lidhur emrin e saj me Lim Hotin.




