“Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde?”/ Laert Vasili i drejtohet drejtpërdrejt Adi Hilës...

“Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde?”/ Laert Vasili i drejtohet drejtpërdrejt Adi Hilës...

Laert Vasili ka reaguar lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, duke i drejtuar një pyetje të fortë kompozitorit Adrian Hila.

I ftuar në “Grida Duma Podcast”, aktori foli për publikimin e materialeve private dhe pasojat që një situatë e tillë mund të ketë te personat e përfshirë dhe familjet e tyre.

Gjatë diskutimit, Vasili e vendosi Hilën përballë një situate hipotetike, duke përmendur edhe familjarët e tij.

“Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”, u shpreh aktori.

Me këtë deklaratë, Vasili e zhvendosi vëmendjen te cenimi i privatësisë dhe pasojat personale që mund të sjellë regjistrimi apo publikimi i materialeve intime.

Ndërkohë, çështja ka marrë edhe rrugë institucionale. Adrian Hila është marrë në pyetje nga autoritetet lidhur me materialet që kanë përfunduar në internet, ndërsa hetimet synojnë të përcaktojnë se si janë siguruar dhe shpërndarë pamjet.

Sipas raportimeve të A2 CNN, Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Në deklarimet e raportuara më herët, Adrian Hila ka pretenduar se sistemi i kamerave ishte vendosur për arsye sigurie dhe se materialet mund të jenë siguruar pas një ndërhyrjeje në sistem.

Për momentin, rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësit për marrjen dhe shpërndarjen e materialeve mbeten objekt i hetimit.