“Po të të marr për grua, do të të mbaj…”/ Komenti epik i ndjekësit, ja si reagoi Dolce...

Dolce via Instagram
Dolce via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuara në rrjetet sociale, ku postimet e saj tërheqin vazhdimisht vëmendjen e ndjekësve.

Së fundmi, Dolce ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, përmes opsionit “Ask Me a Question”, ku nuk kanë munguar pyetjet dhe komentet pikante.

Mesazhi i një ndjekësi ka spikatur veçanërisht për mënyrën humoristike dhe ngacmuese:

“Po t’kisha marrë për gru, do t’kisha mbajt n’ballkon për inat t’komshijve.”

Dolce via Instagram Story

Komentit epik, Dolce nuk ka mundur t’i rezistojë. Ajo ka vendosur ta publikojë në Instastory, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Reagimi i saj tregon se ish-banorja e ka marrë me sportivitet dhe humor mesazhin e veçantë të ndjekësit, duke e kthyer edhe një herë vëmendjen te aktiviteti i saj në rrjetet sociale.