Plas deklarata! Familja e Olës kundërshton publikisht Adionin: “Asnjë kontakt me të apo familjarët e tij”

Plas deklarata! Familja e Olës kundërshton publikisht Adionin: “Asnjë kontakt me të apo familjarët e tij”

Deklaratat e fundit të Adion Pukës për raportin me Olën kanë sjellë reagime të menjëhershme nga familjarët e saj, duke ndezur sërish debatet rreth marrëdhënies së shumëpërfolur të dyshes së “Ferma VIP”.

Në një intervistë të fundit, Adioni u shpreh se pas përfundimit të formatit ka pasur komunikim me familjarët e Olës, madje la të kuptohej se raporti i tyre tashmë po shihet më pozitivisht nga të dyja palët.

“Kam folur me ta… Kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” – deklaroi ai, duke shtuar se dëshiron ta vazhdojë njohjen me Olën edhe jashtë reality show-t.

Por vetëm pak pas publikimit të lajmit, në redaksinë e Kryefjala.com mbërriti një reagim i fortë nga familja e Olës. Në emër të vëllait të saj, kunata e Olës mohoi kategorikisht çdo komunikim me Adionin apo familjarët e tij.

“Ky është lajm i rremë. Fabian Elezaj nuk ka takuar dhe as kontaktuar asnjë familjar të Adionit dhe as vetë atë. Çdo pretendim është gënjeshtër,” – thuhet në mesazhin dërguar redaksisë.

Më tej, familjarët sqaruan se nuk dëshirojnë të përfshihen publikisht në situatë, por u ndjenë të detyruar të reagojnë pas deklaratave që, sipas tyre, i përfshinë pa dëshirën e tyre.

/Kryefjala.com

Kujtojmë se historia mes Olës dhe Adionit u kthye në një nga temat më të komentuara të “Ferma VIP”, veçanërisht pas puthjes së tyre në momentin e eliminimit të Adionit. Në atë periudhë, edhe vëllai i Olës kishte reaguar ashpër ndaj afrimit të tyre gjatë një vizite surprizë në fermë.