Përflitej se ndikoi në ndarjen e Mateos dhe Brikenës, reagon Franceska Rustemi...

Përflitej se ndikoi në ndarjen e Mateos dhe Brikenës, reagon Franceska Rustemi...

Ndarja e Brikenës dhe Mateos vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, ndërsa mes aludimeve të shumta është përmendur edhe emri i moderatores Franceska Rustemi.

Disa ndjekës kanë ngritur dyshime se ajo mund të ketë pasur ndikim në prishjen e marrëdhënies së ish-çiftit të “Big Brother VIP Albania 5”. Përballë këtyre zërave, Franceska ka vendosur të reagojë publikisht dhe t’i sqarojë situatën.

Ajo u ndal te një video e publikuar më herët nga Brikena, e cila më pas u fshi, duke thënë se ajo është interpretuar në mënyra të ndryshme nga publiku.

Franceska sqaroi se nuk ka pasur asnjë rol në ndarjen e tyre dhe mohoi kategorikisht çdo aludim për xhelozi apo ndërhyrje.

“Nuk jam as tip xheloz, as tip që ndan çifte, as tip që merret me punët e të tjerëve”, u shpreh ajo, duke shtuar se është e fokusuar te jeta dhe angazhimet e saj.

Moderatorja gjithashtu tregoi se ka respekt për Brikenën dhe se marrëdhënia mes tyre nuk ka pasur probleme.

“Unë e kam shumë xhan Brikenën për vajzën që është”, deklaroi Franceska.

Ndërkohë, situata ka marrë më shumë vëmendje pasi Brikena dhe Mateo do të jenë pjesë e të njëjtit panel në “Top Arena”, ku do të shfaqen përkrah njëri-tjetrit gjatë transmetimeve live.

Kjo pritet të sjellë edhe më shumë interes nga publiku, i cili vazhdon të kërkojë përgjigje mbi arsyet e ndarjes së tyre.