Për ju që e humbët: Mimoza Ahmeti habit në “Ferma VIP” – shtrihet për të fjetur live...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Hyrja e Mimoza Ahmeti në “Ferma VIP” ka sjellë menjëherë një atmosferë ndryshe dhe plot humor që në natën e parë të spektaklit.

Shkrimtarja e njohur ka dhuruar disa momente gazmore, duke tërhequr vëmendjen e publikut, opinionistëve dhe konkurrentëve të tjerë me spontanitetin e saj.

Megjithatë, momenti më i komentuar i mbrëmjes ishte një veprim krejt i papritur: ndërsa Prime-i ishte ende në transmetim dhe diskutimet vijonin, ajo vendosi të shtrihej në krevat për të fjetur, duke injoruar totalisht dinamikat e spektaklit.

Ky veprim nuk kaloi pa reagime në studio, ku Ermal Mamaqi shpërtheu në të qeshura dhe e komentoi me humor situatën.

Instagram Reel
DWaF4BxjvO2

Prania e Mimoza Ahmetit që në natën e parë ka treguar se ajo pritet të jetë një nga personazhet më të paparashikueshëm dhe më të komentuar të këtij edicioni, duke sjellë momente spontane dhe të pazakonta në fermë.