Pas zërave për ndarje, Sara dhe Eriku bëjnë lëvizjen e papritur: A po rikthehen sërish bashkë?

Pas zërave për ndarje, Sara dhe Eriku bëjnë lëvizjen e papritur: A po rikthehen sërish bashkë?

Thashethemet për një ndarje përfundimtare mes Sarës dhe Erikut duket se mund të kenë qenë të nxituara, pasi zhvillimet e fundit po tregojnë një tjetër situatë.

Edhe pse në publik u krijua përshtypja se çifti kishte vendosur t’i jepte fund historisë së tyre, disa detaje të reja kanë rikthyer dyshimet për një ribashkim të mundshëm.

Sipas burimeve pranë tyre, që prej muajit maj kishte sinjale se raporti mes Sarës dhe Erikut nuk ishte mbyllur përfundimisht. Dyshja ka kaluar një periudhë me luhatje dhe vështirësi, por pa e ndërprerë plotësisht komunikimin.

Një nga shenjat më të dukshme të afrimit të tyre është parë në rrjetet sociale. Pasi më herët kishin bërë bujë duke hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, tashmë Sara dhe Eriku kanë rifilluar të ndiqen sërish.

Ky veprim ka bërë që shumë ndjekës të aludojnë për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.

Mësohet gjithashtu se dyshja prej disa javësh ka gjetur sërish një mënyrë komunikimi dhe po i jep një tjetër mundësi lidhjes së tyre.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Sara dhe Eriku do ta konfirmojnë publikisht këtë rikthim apo do të zgjedhin ta mbajnë këtë pjesë të jetës së tyre larg vëmendjes së mediave rozë.