Top Channel duket se po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri televiziv, dhe një prej tyre prek pikërisht “Për’puthen”, një nga programet më të njohura të pasdites.
Pas tre sezonesh në drejtim të formatit, Megi Pojani nuk pritet të vijojë më si moderatore e “Për’puthen”. Lajmi është raportuar nga “Prive By Liberta Spahiu”, ndërsa ndryshimet duket se nuk do të prekin vetëm moderimin.
Gjatë sezonit të fundit, Megi kishte marrë përsipër edhe autorësinë e programit, së bashku me Neda Ballukun. Edhe për këtë pjesë pritet një formulë e re, por deri tani nuk janë zbuluar emrat që do të marrin drejtimin autorial.
Ndërkohë, “Për’puthen” nuk mbyllet. Formati pritet të rikthehet në ekran gjatë sezonit të ri, por këtë herë me një tjetër figurë në moderim.
Pikërisht këtu bëhet edhe më interesante situata. Sipas informacioneve që qarkullojnë aktualisht në prapaskenë, për vendin e Megi Pojanit po shqyrtohen dy ish-banore të “Big Brother VIP”.
Identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike dhe, për momentin, nuk ka një emër të konfirmuar si moderatore e re e “Për’puthen”.
Megi Pojani mori drejtimin e programit në vitin 2023, ndërsa më vonë roli i saj u zgjerua edhe në aspektin autorial të formatit.
Tashmë mbetet për t’u parë se cilat janë dy ish-banoret e “Big Brother VIP” që po konsiderohen për këtë pozicion dhe, mbi të gjitha, kujt do t’i besohet drejtimi i “Për’puthen” në sezonin e ri.




