Pas puthjes që bëri bujë në Big Brother VIP Albania, kanë reaguar edhe familjarët e Mateos dhe Brikenës, duke dhënë versionin e tyre për situatën që u komentua gjerësisht në rrjet.
Familja e Brikenës ka tentuar të qetësojë situatën, duke theksuar se reagimi i saj ishte i natyrshëm dhe nuk duhet dramatizuar:
“Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal… çdo vajzë mund të ndihet në siklet”
Ata kanë shtuar gjithashtu se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave dhe se kjo ka ndikuar në emocionet e saj, duke kërkuar që publiku të tregojë mirëkuptim.
Në të njëjtën deklaratë, familjarët kanë dalë edhe në mbrojtje të Mateos, duke theksuar qartë:
“Mateo nuk është treguar i pasjellshëm apo i dhunshëm… këto janë interpretime të padrejta”
Nga ana tjetër, edhe familja e Mateos ka reaguar publikisht, duke e justifikuar veprimin e tij si një reagim emocional:
“Ai thjesht reagoi si një djalë që pëlqen dikë… disa gjëra dalin direkt nga zemra”
Ata kanë theksuar se ai nuk është person që imponon apo lëndon, duke kërkuar nga publiku që të mos e gjykojë situatën vetëm nga një moment i vetëm:
“Më dhemb kur një moment po kthehet në diçka që nuk e përfaqëson”
Reagimet e dy familjeve kanë sjellë një tjetër këndvështrim mbi situatën, duke e paraqitur atë si një moment emocional mes dy të rinjve, dhe jo si një konflikt serioz.




