Pas ofendimit ndaj Arbanës, Ola tregon arsyen: "Doja të provoja..."

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Ngjarja e ndodhur gjatë Prime-it të Ferma VIP, ku Ola përdori një term fyes ndaj moderatores Arbana Osmani, vijon të jetë në qendër të diskutimeve publike.

Pas reagimeve të shumta dhe debatit që pasoi, Ola ka vendosur të flasë për prapaskenat dhe motivin e veprimit të saj gjatë një bisede me banorët e tjerë.

Ajo u shpreh se nuk është ndjerë mirë për atë që tha, duke pranuar se situata e ka prekur edhe emocionalisht:
“Nuk e shijova kur e thashë atë fjalë… më ha përbrenda”.

Më tej, Ola sqaroi se qëllimi i saj nuk kishte lidhje personale me moderatoren, por ishte një lloj testi për të parë reagimin ndaj një fjale të tillë në një situatë publike.

Sipas saj, përmes këtij veprimi ajo donte të kuptonte si menaxhohet një situatë e tillë dhe çfarë konsiderohet reagim i duhur, duke shtuar se nga përgjigjja e Osmanit arriti të nxjerrë përfundimet e saj.

Instagram Reel
DX86UOUj0Zw

Kjo deklaratë ka hapur edhe më shumë debat, duke ngritur pikëpyetje nëse veprimi ishte një eksperiment i qëllimshëm apo thjesht një reagim impulsiv në moment tensioni.