Tensionet në Ferma VIP kanë sjellë një tjetër vendim të fortë nga produksioni, kësaj here ndaj Mimoza Ahmeti dhe Zhaku.
Pas penalizimit të Ilir Shaqiri, moderatorja Arbana Osmani lexoi në Prime zarfin e radhës nga Agai, ku u njoftua masa disiplinore për dy konkurrentet.
Sipas vendimit zyrtar, Moza dhe Zhaku kanë shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e lojës duke refuzuar sfidat dhe detyrat e përcaktuara nga produksioni, sjellje që sipas Agait “ka cenuar frymën e formatit”.
Si pasojë, Mimoza Ahmeti dhe Zhaku janë dërguar menjëherë në ambientet e fakirit, ku do të qëndrojnë të izoluara deri të premten nën rregulla shumë më të ashpra se më parë.
Vendimi parashikon që ato të mos kenë asnjë kontakt me fermerët e tjerë, përveç rasteve kur do të marrin pjesë në sfidat e detyruara nga Agai. Madje, edhe gjatë sfidave, komunikimi duhet të kufizohet vetëm te loja.
Produksioni dha gjithashtu një paralajmërim të prerë për të gjithë banorët e tjerë të Ferma VIP:
Çdo fermer që tenton të komunikojë me Mozën apo Zhakun gjatë izolimit, rrezikon përjashtim të menjëhershëm nga gara.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, ku fansat janë ndarë mes atyre që e konsiderojnë masën të drejtë dhe atyre që mendojnë se produksioni po tregohet tepër i ashpër ndaj dy konkurrenteve.




