Pas mbylljes së spektaklit Big Brother VIP Albania 5 dhe festës që bashkoi gjithë kastin dhe stafin, producentja Sara Hoxha po shijon vlerësimet për punën e saj intensive gjatë këtij sezoni.
Në një postim të fundit në Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit një buqetë mbresëlënëse me luleborë në nuanca lejla, që tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe ngjalli kuriozitet për dhuruesin.
Përgjigjja nuk vonoi: përmes etiketimit në foto, Sara zbuloi se surpriza vinte nga Henri Gjata.

Sara Hoxha via Instagram Story
Ky gjest i thjeshtë, por domethënës, reflekton marrëdhëniet e mira dhe respektin që ekziston mes ekipit që qëndron pas realizimit të një prej formateve më të ndjekura në vend.




