Eliminimi i Fabjola Elezajt nga “Ferma VIP” ishte një nga momentet më të bujshme të këtij edicioni.
Debati i fortë në studio dhe përdorimi i fjalës fyese ndaj moderatores Arbana Osmani shkaktuan reagime të shumta në rrjet, ndërsa publiku vendosi ta largonte nga formati përmes televotimit.
Në ato ditë, Fabjola u përball me kritika të forta dhe dukej sikur imazhi i saj ishte dëmtuar rëndë. Por jashtë fermës, situata ka marrë një kthesë të papritur.
Pasi iu rikthye jetës së përditshme dhe nisi të publikojë momente pranë partnerit të saj Adionit dhe familjes, një pjesë e ndjekësve kanë ndryshuar qasje ndaj saj, duke treguar më shumë mbështetje dhe interes për jetën e saj personale.
Ky ndryshim është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Vetëm pak ditë pas daljes nga programi, Fabjola ka fituar mijëra ndjekës të rinj në Instagram.
Profili i saj ka kaluar tashmë shifrën e 131 mijë followers, ndërsa raportohet se vetëm pas eliminimit ajo ka shtuar mbi 30 mijë ndjekës të rinj.

Rritja e shpejtë e popullaritetit të saj tregon edhe njëherë se personazhet e reality show-ve shpesh vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas polemikave që i shoqërojnë në ekran.




