Kurioziteti rreth letrës misterioze të Indritit për Vanesën në Ferma VIP po arrin kulmin, ndërsa tashmë kanë nisur edhe aludimet e para nga opinionistët e spektaklit.
I ftuar në “Ferma Club”, Albano Bogdo ka dhënë një parashikim të fortë për përmbajtjen e letrës, duke lënë të kuptohet se Prime-i i së hënës mund të sjellë një kthesë vendimtare në raportin mes dyshes.
Sipas tij, Indriti pritet të marrë një vendim ekstrem për marrëdhënien me Vanesën:
“Te ajo letra do i thotë ose e kam vendosur që do martohemi, ose do ndahen.”
Deklarata e aktorit ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat po përpiqen të kuptojnë nëse letra do të jetë një deklaratë dashurie apo fundi përfundimtar i historisë së tyre.
Nga ana tjetër, edhe Çiljeta Xhilaga komentoi situatën, duke pranuar se kishte qenë mbështetëse e çiftit, por tashmë sheh me dyshim strategjinë e Indritit në lojë.
“Unë kam qenë tifoze e kësaj marrëdhënieje, por Albano paska pasur të drejtë. Ishalla ka thënë fjalë të bukura në atë letër që të dalë mirë. Indri po mundohet të mbajë veten në lojë dhe po e përdor këti si strategji”.
Ndërkohë, publiku pret me padurim përballjen mes Indritit në fermë dhe Vanesës në studio, e cila pritet të jetë një nga momentet më të forta të këtij sezoni.




