Ori Nebiaj ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke folur hapur për raportet e saj me disa figura të njohura të ekranit shqiptar.
E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në TV Klan, përballë Marina Vjollcës, moderatorja dhe ish-deputetja iu përgjigj një loje me pyetje të shpejta për kolegët dhe miqësitë e saj.
Gjatë bisedës, Ori shprehu vlerësimin maksimal për Isli Islamin, duke e cilësuar si një nga njerëzit më të mirë me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.
Ndërsa, kur u pyet se cilit koleg do t’i jepte një shans të dytë pas një zhgënjimi, ajo përmendi Eni Shehun.
“Po ia jap shansin që nesër, po të më vijë zhgënjimi. Një shans të dytë… Eni Shehut.”
Megjithatë, momenti që bëri më shumë bujë ishte përgjigjja e saj për Arbana Osmanin.
E pyetur nga Marina Vjollca se cilin person ka përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj, Ori Nebiaj u përgjigj pa hezitim:
“E kam përjashtuar nga jeta ime… është grua, që nuk i flas, Arbana Osmanit.”
Me këtë deklaratë, Ori konfirmoi publikisht se marrëdhënia mes saj dhe Arbana Osmanit është ndërprerë.
Megjithatë, moderatorja nuk dha detaje mbi arsyet që çuan në këtë ftohje, duke lënë pa sqaruar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Deklarata e saj ka rikthyer në qendër të vëmendjes spekulimet që prej kohësh qarkullonin për raportin mes dy figurave të njohura të ekranit shqiptar.




