“Ola është shpirt”: Adioni zbulon bisedën me familjen e Olës pas daljes nga “Ferma VIP”...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Adion Puka, ka folur së fundmi për raportin e tij me Fabjola Elezaj, e njohur si Ola, duke treguar se marrëdhënia mes tyre nuk ka përfunduar me daljen nga reality show.

Në një intervistë për “Andale”, ai u shpreh se ndjenjat ndaj saj janë reale dhe se dëshiron ta vazhdojë njohjen edhe jashtë formatit.

Një nga momentet më të komentuara të spektaklit mbetet puthja që Adioni i dha Olës në momentin e eliminimit të tij, duke konfirmuar publikisht afrimitetin mes tyre.

Gjatë intervistës, ai zbuloi edhe se ka pasur komunikim me familjarët e saj pas daljes nga ferma, pavarësisht reagimeve të forta që pati më herët vëllai i Olës gjatë një vizite surprizë në shtëpi.

“Kam folur me ta, po… Kanë folur edhe familjarët e mi para meje,” tha Adioni, duke lënë të kuptohet se raporti është pritur më mirë seç mendohej.

Ai u pyet gjithashtu nëse sheh një të ardhme me Olën jashtë programit, ndërsa përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: “Po si jo, Ola është shpirt.”

Deklarata e tij ka rikthyer sërish vëmendjen tek marrëdhënia e tyre, e cila mbetet një nga historitë më të komentuara të këtij sezoni të “Ferma VIP”.