“Nuk ka për të të dashur askush si ajo…” – Prindërit e Indrit flasin për ndarjen nga Vanesa dhe zbulojnë emocionet e forta...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Ndarja e Indrit dhe Vanesës gjatë rrugëtimit në “Ferma VIP” vijon të komentohet, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes kanë qenë reagimet e familjes së ish-konkurrentit.

Gjatë një interviste të fundit, Indri ka folur për herë të parë rreth mënyrës se si prindërit e tij e përjetuan përfundimin e historisë së dashurisë me Vanesën.

Në emision atij iu transmetuan edhe deklaratat e prindërve. Nëna e tij shprehu keqardhje për ndarjen dhe tregoi se kishte një afeksion të madh për Vanesa-n.

Edhe babai i Indrit pranoi se kishte besuar shumë te kjo marrëdhënie dhe kishte shpresuar që ajo të zgjaste.

“Kam rënë viktimë e kësaj dashurie, e kam ëndërruar, por pastaj kam filluar të kuptoj që ka qenë një iluzion”, u shpreh ai.

Indri tregoi se pas daljes nga ferma, kur u takua me të atin, e pa atë të prekur emocionalisht nga situata.

Sipas tij, babai i kishte dhënë edhe një këshillë të fortë, duke i kujtuar ndjenjat që Vanesa kishte pasur për të:

“Nuk do gjesh kurrë një person që do të të dojë sa të ka dashur Vanesa.”

Megjithatë, Indri u shpreh se, pavarësisht vlerësimit për ndjenjat e saj dhe dëshirës së familjes së tij, një lidhje kërkon ndjenja nga të dyja palët.

“Është e vërtetë, por duhet ta dua edhe unë”, tha ai, duke theksuar se dashuria nuk mund të funksionojë vetëm nga njëra anë.