“Nuk jemi arratisur!” Ola reagon pas lajmeve për pushimet me Adin...

Fabjola Elezaj via Instagram
Fabjola Elezaj via Instagram

Ola ka reaguar me humor ndaj lajmeve që qarkulluan në media, ku pretendohej se ajo dhe Adi ishin “arratisur” në jug të Shqipërisë për disa ditë pushime.

Pasi artikujt u përhapën në rrjet, Ola vendosi të sqarojë situatën përmes një InstaStory, duke ndarë një prej lajmeve dhe duke iu përgjigjur me një koment plot humor.

“Nuk jemi arratis, erdhëm për qejf. ♥️”, shkroi ajo.

Me këtë reagim, Ola hodhi poshtë aludimet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë thjesht për disa ditë relaksi në jug të vendit dhe jo për ndonjë “arratisje”, siç u raportua.

Ndërkohë, Adi dhe Ola vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre, ndërsa fotot dhe videot romantike që kanë ndarë në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen dhe komentet e shumta të ndjekësve.