Moderatorja dhe këngëtarja Orinda Huta, e cila është pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, ka reaguar pas diskutimeve që shkaktoi deklarata e saj për martesën dhe divorcin.
Gjatë emisionit të së shtunës, komentet e Orindës u bënë pjesë e një diskutimi më të gjerë, ndërsa më pas ajo zgjodhi të sqaronte qëndrimin e saj përmes një postimi në Instagram Story.
Në reagimin e saj, moderatorja theksoi se nuk e sheh divorcin si zgjidhjen e parë për problemet në çift, duke nënvizuar rëndësinë e përkushtimit dhe përgjegjësisë që kërkon martesa.
“Unë nuk jam pro divorcit si zgjidhje të parë. Besoj se të rinjtë sot duhet ta marrin më seriozisht martesën dhe angazhimin që ajo kërkon. Një marrëdhënie nuk është vijë e drejtë. Ka kriza, vështirësi dhe momente që kërkojnë durim, përkushtim dhe përpjekje nga të dyja palët. Nuk mund të heqim dorë sa herë gjërat bëhen të vështira. Por të luftosh për martesën nuk do të thotë të pranosh mungesën e respektit apo të sakrifikosh dinjitetin”, shkroi ajo.

Orinda Huta via Instagram Story
Përmes këtij sqarimi, Orinda Huta bëri të qartë se beson te përpjekjet e përbashkëta për të kapërcyer vështirësitë në një marrëdhënie, por kjo nuk duhet të nënkuptojë tolerimin e mungesës së respektit.
Kështu, moderatorja theksoi se martesa kërkon durim dhe përkushtim, por edhe respekt të ndërsjellë, duke vënë në dukje se ruajtja e një marrëdhënieje nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dinjitetit personal.




