Nuk ishte rastësi/ Vanesa surprizon me deklaratën për puthjen me vëllain: “E kam puthur siç…”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një nga momentet që shkaktoi më shumë reagime në rrjet gjatë “Ferma VIP”, rikthehet sërish në vëmendje. Bëhet fjalë për skenën ku Vanesa u pa duke puthur në buzë vëllain e saj gjatë një surprize në fermë.

Këtë herë, ka qenë vetë ajo që ka folur hapur për këtë situatë, gjatë një bisede me fermerët e tjerë, duke dhënë një shpjegim të drejtpërdrejtë.

E pyetur nëse i kujtonte detajet e atij momenti, Vanesa pranoi se emocionet e forta e kishin bërë të mos mbante mend gjithçka, por konfirmoi se gjesti nuk ishte rastësor:

“Gjysmat e gjërave nuk i mbaj mend, sidomos në fillim. Në fillim kur shkova di vetëm që e kam puthur, dhe e kam puthur siç e puth unë në buzë vëllain,”

Me këtë deklaratë, ajo la të kuptohet se bëhej fjalë për një formë të zakonshme afeksioni mes tyre, duke mos e konsideruar diçka të pazakontë në raportin familjar.

Megjithatë, më pas ajo reflektoi mbi ndikimin që ky veprim pati në publik:

“…dhe më vonë kam ndejtur dhe kam menduar…”

Instagram Reel
DXd63lgiU9L

Ky reagim tregon se Vanesa ka kuptuar më vonë jehonën e madhe që mori ky moment dhe mënyrën se si mund të jetë interpretuar nga publiku, duke shtuar edhe më shumë diskutimet rreth kësaj situate.