Një deklaratë e papritur nga Ilir Vrenozi ka rikthyer në vëmendje një prapaskenë interesante që lidhet me Big Brother VIP Albania.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se Mimoza Ahmeti ishte përfolur që në fillimet e formatit si një nga emrat që mund të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ilir Vrenozi via Facebook
Sipas tij, ndonëse kjo nuk ndodhi, një dyshe mes tij dhe Mimozës do të kishte qenë një “show më vete”, duke shtuar se do të sillnin humor dhe energji të vazhdueshme për publikun.
Ai kujton gjithashtu një eksperiencë të përbashkët televizive pas daljes së tij nga “Big Brother”, ku, sipas Vrenozit, kanë shkëmbyer batuta dhe madje kanë kërcyer bashkë, duke krijuar një atmosferë shumë pozitive.
“Do ishim antistresi i shqiptarëve,” shprehet ai, duke lënë të kuptohet se një bashkëpunim i tillë brenda shtëpisë do të kishte qenë mjaft i suksesshëm deri në finale.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime në rrjet, ku shumë ndjekës janë shprehur se një hyrje e Mimoza Ahmeti në Big Brother VIP Albania do të kishte ndryshuar rrjedhën e spektaklit.




