Nora Istrefi dhe Roberti Berisha surprizojnë fansat: Pushime së bashku në Paris...

Nora Istrefi dhe Roberti Berisha surprizojnë fansat: Pushime së bashku në Paris...

Ish-çifti i njohur Nora Istrefi dhe Roberti Berisha janë rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një arsye mjaft pozitive.

Dyshja po shijon disa ditë pushimi në Paris, në shoqërinë e vajzës së tyre Renee, duke ndarë me ndjekësit momente të bukura nga udhëtimi i tyre në kryeqytetin francez.

Robert Berisha via Instagram Story

Nora Istrefi via Instagram Story

Edhe pse prej vitesh janë të ndarë, Nora dhe Roberti kanë treguar edhe një herë se raporti i tyre si prindër vazhdon të jetë i fortë dhe i bazuar te mirëqenia e vajzës së tyre.

Fotot e publikuara nga pushimet familjare kanë marrë vëmendje të madhe, pasi shumë ndjekës kanë vlerësuar mënyrën se si ish-çifti ka zgjedhur të bashkëpunojë për lumturinë e Renee.

Kjo nuk është hera e parë që Nora Istrefi dhe Roberti Berisha organizojnë momente të tilla së bashku. Ata kanë dëshmuar se pavarësisht ndarjes, mund të ruajnë një marrëdhënie korrekte dhe të shëndetshme, duke e vendosur gjithmonë vajzën e tyre në plan të parë.

Ky shembull i tyre është komentuar pozitivisht nga fansat, të cilët kanë përgëzuar përkushtimin prindëror të dy artistëve.