“Në ëndërr po ju dal”/ Dolce reagon pasi fotot e saj të vjetra u bënë virale: “Nuk më lëndoni dot”

Dolce via Instagram
Dolce via Instagram

Pas publikimit të fotove të saj të vjetra, që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, Dolce, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, ka reaguar për herë të parë, duke iu përgjigjur kritikëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo u shpreh se nuk ndihet aspak e prekur nga publikimi i imazheve të së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e historisë së saj dhe e rrugëtimit që e ka sjellë aty ku është sot.

“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot.”

Dolce via Instagram Story

Me nota ironike, Dolce iu drejtua edhe atyre që, sipas saj, po përpiqen ta lëndojnë përmes publikimit të fotove.

“Nëse mendoni se publikimi i imazheve nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person… ah lumdhenj.”

Ish-banorja falënderoi gjithashtu ndjekësit që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, ndërsa u uroi kritikëve të gjejnë të njëjtën qetësi shpirtërore që, sipas saj, gëzon sot.

Në fund të reagimit, Dolce bëri të qartë se mbetet e fokusuar te projektet dhe e ardhmja e saj, duke theksuar se komentet dhe vëmendja që merr nuk e shqetësojnë.

“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time. E kam thënë një gjë, rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Dhe në ëndërr po ju dal.”

Dolce via Instagram Story

Me këtë reagim, Dolce tregoi se nuk ka ndërmend t’u japë rëndësi kritikave, duke zgjedhur t’i përballet polemikave me vetëbesim dhe ironi.