Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Joz Marku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një ndryshim të madh në pamjen e tij.
Në një video të publikuar së fundmi, ai shfaqet me një look krejtësisht ndryshe, pasi ka vendosur të rruajë flokët dhe të dalë tullac.

Joz Marku via Instagram Story
Transformimi është aq i dukshëm sa në pamje të parë mezi njihet, duke qenë shumë larg imazhit me të cilin publiku ishte mësuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Ky ndryshim drastik ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.




