“Mundohu sa të duash…”/ Arbër Hajdari ndez debat me deklaratën që u interpretua si thumb ndaj Arbana Osmanit...

“Mundohu sa të duash…”/ Arbër Hajdari ndez debat me deklaratën që u interpretua si thumb ndaj Arbana Osmanit...

Deklaratat e Arbër Hajdari gjatë një interviste në Top Albania Radio kanë shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime në rrjet.

Gjatë bisedës, ai u shpreh se suksesi i një reality show nuk varet vetëm nga moderatorët apo opinionistët, por mbi të gjitha nga fuqia dhe eksperienca e një televizioni të madh si Top Channel. Ai theksoi se ndërtimi i një formati të suksesshëm kërkon vite punë dhe një strukturë të konsoliduar, duke shtuar: “Mundohu sa të duash, nuk e bën dot”.

Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, publiku i ka interpretuar këto fjalë si një mesazh të drejtpërdrejtë për Arbana Osmani dhe për projektet që synojnë të rivalizojnë formate si “Big Brother VIP”, përfshirë edhe “Ferma VIP”.

Kjo deklaratë ka ndarë opinionin publik, ku disa e shohin si një qëndrim realist mbi industrinë televizive, ndërsa të tjerë si një thumb të qartë ndaj figurave që janë përfshirë në projekte konkurruese.