Në “Big Brother VIP Albania”, sfida e mosreagimit solli një moment të veçantë kur motra e Mateos hyri në shtëpi si e ftuar surprizë. Hyrja e saj i shkaktoi emocione Mateos, i cili, pavarësisht dëshirës për të folur, respektoi rregullat e lojës dhe shprehu ndjenjat e tij përmes Shëndritit.
Gjatë qëndrimit të saj, motra nuk u ndal vetëm te vëllai, por i drejtua edhe Brikenës me një mesazh dashamirës: “Unë e di që ti nuk më kthen dot përgjigje por qenke më e bukur nga afër. E kuptoj tani pse ky vëllai im të ka kaq shumë qejf”. Brikena e priti fjalën me buzëqeshje, por pa thyer rregullat e sfidës, duke mos reaguar as fizikisht, as verbalisht.
Ky moment vjen pas ditëve të fundit ku afrimiteti mes Mateos dhe Brikenës ka qenë në fokus të publikut, i shoqëruar edhe me miratimin publik të familjarëve përmes videove në rrjetet sociale.




