Mes humorit dhe dashurisë, Selin Bollati dhe DJ Gimbo ndezin rrjetin me pushimet romantike...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati dhe partneri i saj, DJ Gimbo, po shijojnë disa ditë relaksi buzë detit, duke ndarë me ndjekësit momente plot romancë, humor dhe atmosferë verore.

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” publikoi në Instagram një fotografi të realizuar gjatë një darke në një ambient bregdetar, ku çifti shfaqet më i lumtur se kurrë. Në imazh, Selini shihet duke qeshur me gjithë zemër, ndërsa DJ Gimbo ka kapur një moment spontan që i ka dhënë fotos një natyrshmëri dhe ngrohtësi të veçantë.

Për ta bërë postimin edhe më argëtues, mbi fotografi është vendosur mbishkrimi në anglisht: “Is this a cute couple pic???” (“A është kjo një foto e lezetshme çifti?”), duke shkaktuar reagime pozitive dhe buzëqeshje te ndjekësit.

Prej muajsh, Selin Bollati dhe DJ Gimbo nuk e kanë fshehur historinë e tyre të dashurisë, duke ndarë vazhdimisht momente nga përditshmëria dhe pushimet e tyre. Postimet e çiftit vijojnë të marrin vëmendje dhe të pëlqehen gjerësisht në rrjetet sociale.