Vetëm pak ditë pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP Albania”, Kristi Lamaj ka nisur një kapitull të ri në televizion.
Ish-banori, një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, ka bërë të ditur se tashmë është pjesë e një projekti të ri në Top Channel. Lajmin e ka ndarë gjatë një interviste në emisionin “Top Story”, ku zbuloi detaje mbi këtë angazhim të ri.
Bëhet fjalë për një format që vjen nga Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel, i fokusuar te të rinjtë, arti dhe promovimi i artistëve të rinj. Në këtë projekt, Kristi do të ketë një rol si opinionist, por edhe elementë moderimi.
Sipas tij, gjithçka nisi menjëherë pas daljes nga shtëpia, kur Ledia Liku i propozoi këtë mundësi.
“Është një sfidë dhe një kapitull i ri për mua”, u shpreh ai, duke e konsideruar këtë eksperiencë si një hap të rëndësishëm në karrierë.
Në të njëjtën intervistë, Kristi ndau edhe reflektime për eksperiencën në “Big Brother VIP”, duke theksuar se ishte një udhëtim që e ndihmoi të njohë më mirë veten dhe limitet e tij.




