“Më kërkojnë shpjegime”/ Miri sqaron çfarë ndodhi me Ilir Vrenozin...

"Shqiperia Live" - Top Channel
"Shqiperia Live" - Top Channel

Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Armir Shahini (Miri) ka folur hapur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, duke ndarë edhe detaje nga jeta pas daljes nga shtëpia.

Ai tregoi se pas përfundimit të spektaklit, është përballur me shumë pyetje nga njerëzit e afërt, të cilët kërkojnë të kuptojnë më shumë rreth sjelljes dhe situatave të tij në lojë:

“Javën e fundit thash kur do dal, tani që dola them isha mirë aty. Kushdo që më takonte, nga rrethi im donte një shpjegim të gjërave të mia. Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë është ‘ku e gjete gjithë atë durim’. Ose unë kam shumë durim, ose që të kesh durim është vlerë në shoqërinë shqiptare.”

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te deklaratat e bëra nga Ilir Vrenozi, i cili pretendoi se ishte kërcënuar prej tij. Miri e mohoi këtë version, duke sqaruar se situata nuk ka qenë ashtu siç është paraqitur:

“Nuk e kam parë fare këtë video, ma kanë çuar shumë njerëz, ata që më duan dhe ata që nuk më duan. Ky episod ka ndodhur para se të futeshim në regjistrim në post Big Brother. Kam qenë me Monika Kryemadhin dhe Arbër Hajdarin, pyesni ata të thonë çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur asgjë mes nesh.”

I pyetur për gabimet e tij gjatë rrugëtimit, ai u shpreh me realizëm se askush nuk është perfekt, duke pranuar se presioni i lojës ndikon në reagime:

“Perfekt është vetëm Zoti. Disa gabime janë dhe pjesë e trysnisë dhe kur përballesh me uljen e dinjitetit, ku të dalin fjalë që në fjalorin tim jashtë nuk i kam.”

Në fund, Miri komentoi edhe raportin me Selin, duke theksuar se ndjenjat e tij kanë qenë thjesht njerëzore dhe mbrojtëse:

“E kam adhuruar atë vajzë për zgjuarsinë, e kam dashur si njeri… njësoj si vajzën time. Nuk më pëlqente në atë aspekt, por e kisha ndjenjë njerëzore.”

Me këto deklarata, Miri ka tentuar të sqarojë situatat më të komentuara, duke dhënë versionin e tij për ngjarjet që kanë bërë bujë pas përfundimit të reality show-t.