Olta Gixhari ka treguar edhe një herë se nuk i shmanget pyetjeve pikante dhe sfidave argëtuese.
E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, aktorja u përball me një lojë ndryshe, ku duhej të “transferonte” disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror në role të ndryshme nga bota e kinemasë.
Përmes zgjedhjeve spontane dhe me shumë humor, Olta tregoi se cilin futbollist do të shihte si partner në një film romantik, kush do të ishte zgjedhja e saj për një rol më familjar dhe cili prej tyre do të kishte më shumë mundësi të shkëlqente në një reality show.
Aktorja nuk ngurroi të japë mendimet e saj për disa nga yjet më të komentuar të sportit, duke sjellë një nga momentet më të lehta dhe argëtuese të intervistës.
Përgjigjet e saj kanë ngjallur interes te publiku, ndërsa fansat kanë komentuar zgjedhjet e veçanta të Oltës gjatë lojës.




