Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia, në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka ndarë detaje për lojën, strategjitë dhe sidomos për marrëdhënien e tij me Brikenën.
Ai hodhi poshtë pretendimet se ka qenë strateg, duke theksuar se gjithçka që ka bërë ka qenë e bazuar te sinqeriteti:
“Te unë nuk ekzistonte strategjia, kur kam ndjenja, janë ndjesi… Mateo Borri siç ka qenë brenda është dhe jashtë,” tha ai, duke kritikuar indirekt ata që, sipas tij, janë viktimizuar ose kanë ekzagjeruar në sjellje.
Mateo zbuloi edhe parashikimin që kishte bërë gjatë lojës për renditjen finale, ndërsa për raportin me Brikenën u shpreh me humor dhe ndjenja të forta:
“Kam rënë brenda me Brikenën, i themi në të Elbasanit,”
Ai tregoi gjithashtu momentin kur i ka shprehur për herë të parë ndjenjat, duke i thënë “të dua” në italisht, ndërsa më vonë kjo u konfirmua edhe publikisht gjatë spektaklit.
Sot, jashtë shtëpisë, ai flet me shumë siguri për lidhjen e tyre:
“Tani jam burrë i martuar… Ne tani që jemi bashkë flasim për të ardhmen.”
Një nga pikat që ngjalli më shumë interes ishte reagimi i familjes së tij. Mateo tregoi se nëna e tij e ka mbështetur plotësisht këtë lidhje dhe ka pasur vetëm fjalë pozitive për Brikenën:
“Mami është dakord për çdo gjë timen. Mami më ka thënë është shumë e bukur, shumë e mirë. Nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur.”
Me këtë deklaratë, Mateo duket se ka dashur të shuajë çdo dyshim dhe të konfirmojë se marrëdhënia e tij me Brikenën ka edhe mbështetjen e familjes.




