“Mateo dhe Brikena do ndahen” – Monika Kryemadhi bën deklaratën që po komentohet kudo...

“Mateo dhe Brikena do ndahen” – Monika Kryemadhi bën deklaratën që po komentohet kudo...

E ftuar së fundmi në emisionin Andale, Monika Kryemadhi ka folur hapur për eksperiencën e saj në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, ku mbajti rolin e opinionistes.

Teksa komentonte marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë, ajo u përball me një nga pyetjet më pikante të intervistës: “Cili çift do të ndahet i pari?”.

Pa hezitim, Kryemadhi përmendi emrat e Mateo dhe Brikena, duke shprehur dyshime të forta mbi qëndrueshmërinë e lidhjes së tyre jashtë kamerave.

Sipas saj, ajo ka qenë skeptike për këtë raport që gjatë transmetimit të spektaklit, duke lënë të kuptohet se ndjenjat mes tyre nuk kanë qenë në të njëjtin nivel.

Mateo me Brikenën. Unë kam qenë skeptike për lidhjen e tyre, nuk e kam besuar që Mateo e donte Brikenën. Mendoj që Mateo e kërkoi si një aksesor në lojë…”, u shpreh ajo, duke shtuar se sipas saj, Brikena nisi të përfshihej emocionalisht më shumë pas përfundimit të formatit.

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet, me ndjekësit që po komentojnë nëse çifti do t’i rezistojë vërtet kohës larg kamerave.