Martohet motra e Gjestit? Blerina reagon pas aludimeve dhe sqaron të vërtetën...

Martohet motra e Gjestit? Blerina reagon pas aludimeve dhe sqaron të vërtetën...

Motra e artistit të njohur Gjesti, Blerina, është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas disa postimeve që ngritën menjëherë dyshime për një martesë të fshehtë.

Në videot dhe fotografitë e publikuara në Snapchat, ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant nusërie, duke bërë që ndjekësit të shpërthenin me urime dhe aludime se kishte kurorëzuar dashurinë larg syrit të publikut.

Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjet dhe ndezën menjëherë thashethemet për një dasmë sekrete.

Por pas gjithë zhurmës mediatike, vetë Blerina vendosi të thyejë heshtjen dhe të sqarojë situatën.

“O sjom martu hala, jo veç prova,” – shkroi ajo me humor krahas fotos.

Blerina via Snapchat

Me këtë reagim, motra e Gjestit bëri të qartë se nuk ka hedhur ende hapin drejt martesës, por thjesht po provonte fustane nusërie.

Megjithatë, ndjekësit kanë nisur menjëherë aludimet se “dita e madhe” mund të jetë shumë pranë, pasi postimet e saj lanë të kuptohet se planet për martesë mund të jenë në horizont.