Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalin në Itali: Ja emri i veçantë shqiptar që zgjodhi!

Marsela Cibukaj via Instagram
Marsela Cibukaj via Instagram

Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja e njohur shqiptare Marsela Çibukaj, e cila është bërë nënë për herë të parë.

Artistja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka zgjedhur ta quajë me një emër mjaft të veçantë dhe me domethënie shqiptare: Dajt.

Marsela dhe vogëlushi ndodhen në Itali, një vend që ka një rëndësi të veçantë në jetën e këngëtares. Çibukaj u zhvendos në Itali që në fëmijëri, ku kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës, përfundoi studimet dhe hodhi edhe hapat e parë në botën e muzikës.

Zgjedhja e emrit Dajt ka tërhequr menjëherë vëmendjen, pasi lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe me malin e Dajtit, një prej simboleve më të njohura pranë Tiranës.

Me ardhjen në jetë të vogëlushit, Marsela Çibukaj nis një kapitull të ri të jetës, këtë herë në rolin e nënës. ❤️