Pas ditëve të vështira që kanë shoqëruar publikimin dhe shpërndarjen e videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila, Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka reaguar publikisht për herë të parë, duke i shprehur mbështetjen nënës së saj.
Përmes një postimi në Instagram, Marina ka publikuar një fotografi të së ëmës, të shoqëruar me disa fjalë të shkurtra, por plot domethënie, duke treguar se qëndron pranë saj në këtë periudhë të vështirë.
“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, ka shkruar Marina në dedikimin e saj.

Marina Fara via Instagram Story
Mesazhi i Marinës vjen pas reagimeve të shumta që kanë shoqëruar publikimin e materialeve intime në rrjetet sociale, ku është përmendur edhe emri i këngëtares Eli Fara.
Pas kësaj situate, këngëtarja zgjodhi të flasë publikisht, duke dënuar cenimin e privatësisë dhe duke theksuar se përgjegjësia u takon personave që sigurojnë dhe shpërndajnë materiale private pa pëlqimin e personave të përfshirë.
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, u shpreh ajo.
Gjithashtu, Eli Fara bëri të ditur se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë, ndërsa u kërkoi njerëzve të ndalojnë shpërndarjen e materialeve dhe të respektojnë privatësinë e personave të përfshirë.
Përmes dedikimit të saj, Marina ka përcjellë një mesazh të qartë mbështetjeje për të ëmën, duke i kujtuar asaj të qëndrojë e fortë përballë situatës.
Reagimi i saj vjen në një moment kur këngëtarja ka kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e saj, ndërsa çështja ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Me fjalët e saj, Marina Fara tregon se qëndron në krah të Eli Farës, duke i dhënë mbështetje publike në një situatë delikate që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.




