Pas situatës së shumëpërfolur mes Klevisa dhe Indrit në Ferma VIP, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga familja e Klevisës.
E ftuar në emisionin Living Day, mamaja e saj, Silvi Gega, ka sqaruar statusin sentimental të vajzës dhe ka hedhur poshtë aludimet që po qarkullojnë në rrjet.
Ajo konfirmoi se Klevisa është në një lidhje jashtë formatit televiziv dhe theksoi se vajza e saj ka qenë e sinqertë që në fillim për këtë fakt.
Sipas saj, Klevisa e bëri të qartë statusin e saj sentimental që në hyrje të fermës, pikërisht për të shmangur afrime apo keqkuptime me konkurrentët e tjerë.
Deklarata vjen menjëherë pas zhvillimeve të fundit me Indrit, i cili pranoi publikisht se kishte krijuar pëlqim për Klevisën.
Madje, gjatë Prime-it të fundit të Ferma VIP, ai vendosi t’i japë fund lidhjes me Vanesa përmes një letre, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e reja për Klevisën kishin ndikuar në këtë vendim.
Pas deklaratës së Silvi Gega, rrjeti është mbushur me reagime dhe komente mbi trekëndëshin që po dominon diskutimet e fundit rreth spektaklit.




