Elvis Pupa ka nisur aventurën e tij në “Ferma VIP” me humor, duke dhuruar menjëherë momente gazmore që në minutat e para brenda shtëpisë.
Gjatë sistemimit në dhomat e gjumit, aktori është përballur me një situatë komike teksa po zbrazte valixhen e tij. Ai u habit nga sasia e madhe e rrobave që kishte marrë me vete dhe, me stilin e tij karakteristik, ia “fajësoi” bashkëshortes për këtë.
“Unë kam një problem: Ma ka bërë valixhen gruaja dhe e ka mbush si për veten, m’ka vu shumë. Unë s’di ku me i çu gjithë këto”, u shpreh ai mes të qeshurave të banorëve të tjerë.
Momenti u bë edhe më argëtues kur, teksa po rregullonte rrobat, ai zbuloi disa monedha të mbetura në xhepat e tyre, duke shtuar edhe më shumë humor në situatë.
Që në hyrje, Elvis Pupa duket se do të jetë një nga personazhet më entertaining të këtij edicioni, duke sjellë spontanitet dhe të qeshura në fermë.




